Bota

Pandemia vështirëson situatën, lirohen nga burgu para kohe 203 të burgosur në SHBA

14 Janar 2022, 14:48 Nga DOSJA
Pandemia vështirëson situatën, lirohen nga burgu para kohe 203

SHBA- Rastet e reja në qendrat e vuajtjes së dënimit janë trefishuar në javën e fundit. Mediat e huaja raportojnë se familjarët kanë ngritur shqetësimin për shëndetin e të afërmve të tyre pasi u rrezikohet jeta sepse nuk mund të ruajnë distancën fizike.

Një total prej 203 të burgosurish janë liruar, deri në 90 ditë më përpara. Kjo lëvizje ka shqetësuar tej mase amerikanë, shumë prej të cilëve e konsiderojnë një vendim të rrezikshëm.

Rod Grassmann, një zëdhënës i sherifit të qarkut Scott Jones, tha se vendimi për të liruar njerëzit herët është i nevojshëm për të krijuar hapësirë ​​për të karantinuar rastet pozitive dhe njerëzit që janë në kontakte të ngushta. Ndër të tjera ai njoftoi se personat e burgosur për shkelje seksuale, dhunë në familje, BDI ose ndonjë krim të dhunshëm nuk do të kenë të drejtë të lirohen.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shba situata e covid ne shba te burgosurit shba situata e covid ne shba te burgosurit

Sondazh

Poll