Bota

Kurti thërret seancën e jashtëzakonshme një ditë para referendumit të Serbisë

14 Janar 2022, 16:44 Nga DOSJA
Kurti thërret seancën e jashtëzakonshme një ditë para

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca që nesër në orën 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Zyra e kryeministrit Albin Kurti përmes një deklarate për mediat vendase ka bërë të ditur se në seancë do të synohet të nxirret një rezolutë e përbashkët ku shprehet vullneti i deputetëve për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,  me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendi/ Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00. Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.  Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Institucionet kundër hapjes së qendrave të votimit në Kosovë

(f.i/dosja/al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti referendumi ne serbi albin kurti referendumi ne serbi

Sondazh

Poll