Bota

FOTO/ Vidhen zyrat e Bashkësisë Islame në Kamenicë

14 Janar 2022, 15:36 Nga DOSJA
FOTO/ Vidhen zyrat e Bashkësisë Islame në Kamenicë

KOSOVË- Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se hajdutët kanë grabitur zyrat e tyre në Kamenicë. BIK-u ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se zyrat janë gjetur të shkatërruara. Kryetari i KBI-së në Kamenicë, Ferid Dërmaku ka bërë të ditur se këto zyre janë hapur dhunshëm.

‘Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë. Objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdheses dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë tek zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe atë të depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku ata konsiderohet se nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 euro”, -thuhet në njoftimin e BIK.

Në postimin e bërë njoftohet se rasi është denoncuar në polici dhe po hetohet në vendin e ngjarjes për të zbardhur incidentin.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bashkësia islame e kosovës bashkësia islame e kosovës

Sondazh

Poll