Bota

Vritet një infermier dhe plagoset një doktor në Al-Hol, tërhiqet “Kryqi i Kuq”

14 Janar 2022, 16:32 Nga DOSJA
Vritet një infermier dhe plagoset një doktor në Al-Hol,

SIRI – Organizata ndërkombëtare humanitare “Kryqi i Kuq” tërhoqi stafin e saj dhe shërbimin për refugjatët në kampin e Al-Hol në Siri pas vrasjes së një infermieri të “Gjysmëhënës së Kuqe” dhe plagosjes së një doktori të “Kryqit” të kuq nga ish-militantë të ISIS-it.

Sipas mediave të huaja, vrasësit kishin depërtuar fshehurazi në kampin e Al-Hol dhe kanë goditur për vdekje infermierin Basim Muhamed, babai i dy fëmijëve ditën e djeshme.

Në kampin e Al-Hol ndodhen më shumë se 16 mijë familje, ku mes tyre ka dhe shqiptarë. Eva Dumani, familja Dibra, Elona Shuli së bashku me tre motrat dhe vëllain e saj, si dhe Hajrije Taushani qëndrojnë prej kohësh në këtë kamp.

Duket se terroristët e ISIS-it po shënjestrojnë qytetarë të huaj në Siri me qëllim riaktivizimin e sulmeve të tyre.

Burimi: DifesaSicurezza

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjysmehena e kuqe isis kampi al al hol kryqi i kuq siria gjysmehena e kuqe isis kampi al al hol kryqi i kuq siria

Sondazh

Poll