Bota

Thirrja e QUINT-it mbështetet edhe nga Uashingtoni: Të lejohet referendumi serb

14 Janar 2022, 15:26 Nga DOSJA
Thirrja e QUINT-it mbështetet edhe nga Uashingtoni: Të lejohet

KOSOVË- Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Deklarata e përbashkët e shteteve të QUINT’it është publikuar nga zyra për media e Departamentit amerikan të shtetit, ku thuhet se duhet të kryhet organizimi i procesit të votimit në përputhje me praktikën e mëhershme, ku misioni i OSBE-së merret me grumbullimin e votave.

‘Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal”-, thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi/ Institucionet kundër hapjes së qendrave të votimit në Kosovë

(F.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni quint referendumi ne serbi quint referendumi ne serbi

Sondazh

Poll