Politike

FOTO/ Meta i dërgon LETËR Celibashit: Kush janë njësitë që u ka përfunduar mandati?

14 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA
FOTO/ Meta i dërgon LETËR Celibashit: Kush janë njësitë

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta tha ditën e sotme se i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki, të cilat janë pa kryetar. Në shkresë, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacion Komisionerit në lidhje me disa pyetje.

‘Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përtgjatë kësaj periudhe 30 qershor – Janar 2022 sipas informacioneve dhe vlerësimit tuaj Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës?

Presidenti kërkon informacion të saktë, me të gjitha të dhënat e nevojshme dhe të përcillet sa më shpejt.

LAJMI KRYESOR:8 Janari! Meta ‘pro’ Berishës, këshilla për Këlliçin: Mos bini pre e provokimeve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilirjan celibashi ilir meta ilirjan celibashi

Sondazh

Poll