Aktualitet

Meteorologia: Edhe në fundjavë Shqipëria e mbërthyer nga acari, temperaturat deri -7

14 Janar 2022, 11:48 Nga DOSJA
Meteorologia: Edhe në fundjavë Shqipëria e mbërthyer nga

SHQIPËRI – Vendi ynë do të vijojë të jetë i mbërthyer nga temperaturat nën zero edhe gjatë fundjavës. Sipas meteorologes, Adiola Bani, temperaturat do të arrijnë deri në minus 9 gradë celcius në zonën e Bulqizës e Dibrës.

Edhe në zonat juglindore do shënohen temperatura shumë të ulëta ku termometri në orët e para të ditëa do zbresë në minus 7 gradë celcius. Në rang territori temperaturat nuk do kalojnë më shumë se 10 gradë celcius. Edhe fundjava do vijojë të mbetet e ftohtë pasi do jenë vlerat negative të termometrit në 70% të zonave malore.

Sipas Meteoalb, Ultësira Perëndimore do të ketë rritje të lehtë të temperaturave të shtunën dhe të dielën gjatë orëve të para të ditës ku termometri do ngjitet ne 4-5 gradë. Ndërsa në orët e mesdites gjatë fundjavës maksimumi do kulmojë deri në 13 gradë celcius.

Edhe java e ardhshme do mbetet e ftohtë dhe me vlera negative. Ajo që vlen të theksohet është se prania e erës do bëjë që i ftohti të ndihet akoma më tepër.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet meteorologia adiola bani moti i keq ne shqiperi meteorologia adiola bani moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll