Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje! Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

14 Janar 2022, 10:25 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për vjedhje! Arrestohet 33-vjeçari

SHKODËR– Një 33-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ishte i shpallur në kërkim. Policia informon se i riu, banues në Malësi të Madhe ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penal ‘vjedhja’. Dyshohet se i riu në datën 11.01.2022, ka vjedhur disa bizhuteri dhe një sasi parash në banesën e shtetasit H. P.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, bashkia Malësi e Madhe, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 11.01.2022, ka vjedhur disa bizhuteri dhe një sasi parash në banesën e shtetasit H. P. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve në këtë vjedhje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder shkoder arrestim ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll