Aktualitet

Ultimatum për të liruar banesat, e moshuara paralajmëron Ramën: Do e djeg me benzinë

14 Janar 2022, 10:43 Nga DOSJA
Ultimatum për të liruar banesat, e moshuara paralajmëron

TIRANË– Banorëve të 5 Majit, iu ishte lënë në portat e shtëpive të tyre, një ultimatum për të liruar banesat deri në datë 19 janar, në të kundërt prishja do të vijojë.  Paraditen e sotme ata kanë dalë sërish për të protestuar, ndërsa në gjithë këto javë nuk janë pritur në takim nga asnjë zyrtar i Bashkisë së Tiranës.

Kryefamiljarja e një banese që rrezikon shembjen në datën 19, shprehet se do të bëjë vetëgjyqësi. Ajo shprehet për ‘Faxneës’ se nëse vijojnë me këtë ultimatum ajo do të marrë benzinë dhe do e djegë shtëpinë.

“Më në tension se jemi s’ka, më zi nuk ka, me të qit shteti jashtë. I kam pasur fëmijët me coronë, edhe vetë, me i prish një nga shtëpitë Erion Velisë? Thotë vetëm kaq, dil ik thyej qafën, edhe gjermani të kishte ardhë… I bëj thirrje policisë që të mos vërë dorë mbi njeri, nuk më dhimbet jeta fare, se ja heq kryet. Me thënë fjalët që i mendoj natën…Me dal 3-4 kurorë jashtë, mor të më fusë në pallat, thefshin kret të tërë. Ne po na thyejnë qafën, unë nuk dal nga shtëpia atë ditë, benzinë e të tëra dhe do e djeg, Erion Velinë dhe Edi Ramën të parët. Kjo është tmerri i Zotit”, shprehet e moshuara për ‘Faxneës’.

Në datën 19 Janar janë paralajmëruar të shemben 3 banesa, për të vijuar në ditët e tjera me godina më tej.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e 5 majit protestojne banoret e 5 majit protesta e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll