Aktualitet

Arrestohet 18-vjeçarja në Korçë, nuk i ndaloi Rrugores, në pranga edhe një 31-vjeçar

14 Janar 2022, 11:24 Nga DOSJA
Arrestohet 18-vjeçarja në Korçë, nuk i ndaloi Rrugores,

KORÇË – Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçare me inicialet B.O., pasi gjykata e ka dënuar të renë me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu është arrestuar edhe një 31-vjeçar me inicialet D.A., banues në Ersekë, i cili u kap nga policia duke transportuar transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje. Për të riu policia ka vendosur ta hetojë në gjendje të lirë. Mbi 31-vjeçarin rëndon vepra penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë

Ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim B. O., 18 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 26.10.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisaraiati i Policisë nr. 4, Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, pasi në fshatin Taç, Ersekë, ky shtetas u kap me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne korce policia korçe arrestime ne korce policia korçe

Sondazh

Poll