Aktualitet

Në gjendje të dehur në timon, tre të arrestuar në Durrës

14 Janar 2022, 10:57 Nga DOSJA
Në gjendje të dehur në timon, tre të arrestuar në

DURRËS-Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Personat në fjalë janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.” Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë S.U., 25 vjeç, E.Sh., 43 vjeç dhe F.T., 30 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: S. U., 25 vjeç, E. Sh., 43 vjeç dhe F. T., 30 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll