Bota

Australia i heq sërish vizën Djokoviç, tenisti serb pritet të dënohet nga vendi

14 Janar 2022, 07:39 Nga DOSJA
Australia i heq sërish vizën Djokoviç, tenisti serb pritet

AUSTRALI – Australia i ka hequr sërish vizën tenistit serb, Novak Djokovic. Edhe këtë herë shkak për këtë vendim është bërë e drejta e tij për të qëndruar në vend i pavaksinuar. Vendimi i Ministrit të Emigracionit Alex Hawke do të thotë se Djokoviç tani përballet me dëbimin, ndonëse pritet që 34-vjeçari serb të nisë ende një sfidë tjetër ligjore për të qëndruar në vend.

Numri një i tenisit për meshkuj ishte planifikuar të luante në Australian Open, që  fillon të hënën. Viza e Djokoviçit u revokua fillimisht menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai “dështoi të siguronte provat e duhura” për të marrë një përjashtim nga vaksina.

Marrë nga theguardian.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota sport australia i heq vizen djokovic novak djokoviç australia i heq vizen djokovic novak djokoviç

Sondazh

Poll