Sport

Leksion nga një kapiten/ Chiellini duartroket Interin, qëndron i vetëm në fushë

13 Janar 2022, 19:33 Nga DOSJA
Leksion nga një kapiten/ Chiellini duartroket Interin, qëndron i

ITALI-Hegjemonisë së Juventusit që zgjati gati një dekadë i ka ardhur fundi, sepse pas Scudettos, zikaltrit fituan edhe Superkupën e Italisë duke mposhtur pikërisht bardhezinjtë në derbin e Italisë për të bërë të tyrin për herë të 6-të në histori trofeun e Superkupës së Italisë.

Një gol i Alexis Sanchez në fund vulosi takimin.Pak para se Inter të ngrinte trofeun, në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet se si Giorgio Chiellini ishte i vetmi lojtar i Juventusit që duartrokiti kundërshtarin gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Një gjest si një kapiten i vërtetë, ai i Chiellinit, i cili njohu meritat e kundërshtarit duke pritur me përulësi që Inter të ngrinte në qiell Superkupën e Italisë përpara se të hynte në dhomat e zhveshjes.

 

Giorgio Chiellini applauding Inter post Supercoppa final defeat. Respect ? #InterJuventus pic.twitter.com/fLBL8OCmDg

— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) January 13, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiellini juventus chiellini juventus

Sondazh

Poll