Aktualitet

Këlliçi: Brenda muajit do zhvillojmë protestën e radhës. Lulzim Basha s’ekziston më

13 Janar 2022, 21:39 Nga DOSJA
Këlliçi: Brenda muajit do zhvillojmë protestën e

TIRANË- Anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi u shpreh se brenda këtij muaji do të mbahet protesta e radhës e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘Open’, Këlliçi tha se do të nisët një tjetër tur në Shqipëri duke filluar nga Shkodra, pasit është e nevojshme të rishikohet gjithçka dhe të merren opinionet e mbështetësve për situatën në fjalë.

Këllici nuk ka kursyer as akuzat për një bashkëpunim të mundshëm Rama-Basha, ndërsa thotë se nga data 8 janar godina e selisë blu është administratuar nga Rama, i cili sipas Këlliçit mban me dhunë në seli Lulzim Bashën që të qëndrojë në pushtet!

“Edi Rama mban me dhunë në selinë e PD Lulzim Bashën që të rri në pushtet! Po bëjmë atë që duhet të bëjë një parti demokratike që të takojë anëtarët e partisë. Ne duhet të ridemosionojmë aksionin tonë dhe planet për protestat e radhës. Do të jetë një tur, duke nisur me Shkodrën ku ka mbetur një bashki dhe do nisim me marrjet e opinioneve. Është e nevojshme që të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, të rishkohet mbas për të marrë opinionin e mbështetësve. Ka një kërkesë të rritur për takimet. Brenda këtij muaji do të jetë protesta e radhës por përballja do të jetë me Edi Ramën. Lulzim Basha nuk ekziston më, të helmosh me gaz lotsjellës anëtarët e partisë tënde nuk është normale! Do rrëzojmë Rama-Basha. Nga data 8 janari godina e PD administrohet nga Rama. Brenda 30 sekondave arritën që me policionë të nxirrte jashtë demokratët me dhunë!,” tha Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike belind kelliçi edi rama lulzim basha sali berisha belind kelliçi edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll