Aktualitet

‘Jeni përgjegjës për vrasjen e njerëzve më 21 Janar’/ Berisha përplaset me gazetarin

13 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
‘Jeni përgjegjës për vrasjen e njerëzve më 21

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka debatuar mbrëmjen e sotme me gazetarin Imer Mushkolaj në lidhje me protestën e 8 janarit si dhe të 21 janarit. I ftuar në emisonin ‘Debat Plus’ Mushkolaj e ka quajtur Berishën si përgjegjës për vrasjet në protestën e 21 janarit, duke shtuar se protesta në 8 janar nuk ishte paqësore.

Debati:

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafgajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furtnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike imer mushkolaj sali berisha imer mushkolaj sali berisha

Sondazh

Poll