Aktualitet

Policia përgënjeshtron Bardhin: Hedhim poshtë çdo akuzë, nuk jemi implikuar

13 Janar 2022, 21:43 Nga DOSJA
Policia përgënjeshtron Bardhin: Hedhim poshtë çdo

TIRANË- Policia e Shtetit i ka refuzuar të gjitha deklaratat e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi në lidhje me implikimin e zyrtarëve policore në aktet e dhunës në protestën e 8 janarit. Me anë të një reagimi për mediat, shkruhet se akuzat e Bardhit nga emisionin ‘Opinion’, janë të pabaza, duke shtuar më tej se ndërhyrja e Policisë në protestë ka qenë në kohën e duhur.

Reagimi i Plotë:

Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi gjatë emisionit në Opinion në TV KLAN, sqaron dhe informon opinionin publik dhe të gjithë ata që janë të interesuar se: Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke.

Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022. Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Bardhi mbrëmjen e sotme u shpreh se Polica nuk ndërhyri në kohën e duhur gjatë protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë e PD-së. Ai është shprehur se ka kontaktuar disa herë me Policinë dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbrapsht, duke shtuar se i duheshin 15 minuta për tu përgjigjur. Në lidhje me personat e maskuar nga brenda selisë së PD-së, Bardhi la të kuptohej se ishin persona të gardës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gazment bardhi policia e shtetit gazment bardhi policia e shtetit

Sondazh

Poll