Aktualitet

U ekstradua dje në Shqipëri, dosja e vrasjes së ish-policit: Shabani ishte vëzhguesi

13 Janar 2022, 19:23 Nga DOSJA
U ekstradua dje në Shqipëri, dosja e vrasjes së ish-policit:

TIRANË – Florind Shabani, njëri prej 3 të arrestuarëve për vrasjen e ish-agjentit të antidrogës Roland Rexhepi në vitin 2009, ka kryer vëzhgimin e ish-efektivit të rendit pak momente para se të sinjalizonte atentatorët për ta vrarë. Së fundmi është zbardhur dosja e ngjarjes së 29 korrikut 2009.

Sipas të dhënave që kanë grumbulluar prokurorët, Florind Shabani, Armando Llakaj dhe Marjus Tafa morën një furgon të braktisur në një varrezë makinash në Maminas. Me automjetin e marrë, ata kanë kryer vëzhgime të vazhdueshme për të përgatitur atentatin. Ditën e krimit, 3 personat kishin hapur një vrimë me trapan në furgon në mënyrë që të vëzhgohej sa më mirë Roland Rexhepi. Furgoni është parkuar para banesës së ish-efektivit të sektorit të luftës ndaj lëndëve narkotike. Shabani ka vëzhguar të gjitha lëvizjet e “shënjestrës” dhe në momentin që Rexhepi ka shkuar drejt garazhit për të nxjerrë automjetin e tij, Florindi ka sinjalizuar Armando Llakajn dhe Marjus Tafën për të vepruar. Ata kanë dalë menjëherë dhe kanë hapur zjarr ndaj agjentit të anti-drogës Roland Rexhepi. Qitësit u larguan me shpejtësi me motorr, ndërsa Florindi doli qetësisht nga dera e pasme e furgonit dhe u largua.

Si u zbulua që Florind Shabani ishte vëzhguesi i atentatit? Pasi policia gjeti furgonin e braktisur nga 3 personat e sipërpërmendur, në pjesën e bagazhit u gjetën bishta cigaresh dhe një maskë. Analizat e ADN në bishtat e cigareve provuan se ato i kishte konsumuar Florind Shabani. Autoritetet gjermane sollën vetë rezultatet e ADN së Florind Shabanit, i cili rezultonte i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Për t’i vendosur kapak çështjes së vrasjes së Roland Rexhepit, prokuroria e Elbasanit mori ADN e babait të Florind Shabanit dhe vërtetoi se ajo ishte e njëjtë me ADN e gjetur në bishtat e cigareve në furgon.

Florind Shabani u ekstradua dje për në Shqipëri. Ai pritet të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë për të ndihmuar në zbardhjen e motiveve të ekzekutimit të ish-agjentit të antidrogës Roland Rexhepi në 29 korrik 2009.

Për vrasjen e Rexhepit janë arrestuar dhe dënuar me 24 dhe 23 vite burg Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

Pritet që nesër, Florind Shabani të mësojë masën e “arrestit me burg” nga gjykata.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet florind shabani roland rexhepi arrestohet florind shabani roland rexhepi

Sondazh

Poll