Bota

Varhelyi akuzohet për bashkëpunim me Dodik! Eurodeputetët-Von der Leyen: Hetojeni!

13 Janar 2022, 15:42 Nga DOSJA
Varhelyi akuzohet për bashkëpunim me Dodik! Eurodeputetët-Von der

BRUKSEL – Deputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen që të nisë hetimet për Komisionerin Europian të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varhelyi. Ata akuzojnë zyrtarin politik hungarez se ka bashkëpunuar me presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, i shpallur tashmë “non grata” nga SHBA, për ndarjen e Bosnje Hercegovinës.

“Raporti nënvizon se Komisioneri Varhelyi ‘ra dakord’ me z.Dodik për caktimin e një date të takimit të veçantë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe në 6 muaj të ketë një moratorium për zbatimin e njëanshëm të tërheqjes nga institucionet shtetërore të Bosnje Hercegovinës”, shkruhet në letrën dërguar Von Der Leyen.

Katalin Cseh, eurodeputete e Lëvizjes Progresive Momentum të Hungarisë, ndau letrën në Twitter duke shkruar: “BE-ja duhet të qëndrojë në mënyrë të vendosur dhe të besueshme në anën e paqes. Njerëzit në [Bosnjë dhe Hercegovinë] dhe më gjerë meritojnë qartësi për këtë.”

With MEP colleagues, we call for an investigation into Commissioner Varhelyi’s alleged role assisting Milorad Dodik’s separatist escalation in Bosnia-Herzegovina.

The EU needs to stand firmly and credibly on the side of peace. People in BiH and beyond deserve clarity on this. pic.twitter.com/Ihj0nXMfE6

— Katalin Cseh (@katka_cseh) January 12, 2022

Milorad Dodik u shpall “non grata” nga SHBA si i përfshirë në korrupsion dhe cënim të demokracisë në 5 janar të këtij viti nga Departamenti i Thesarit të SHBA. Prej muajsh, ai ka kërcënuar tërheqjen e serbëve nga institucionet e shtetit federal boshnjak me pretendimin se nuk janë respektuar të drejtat e minoritetit serb në vend sipas Marrëveshjes së Dejtonit 1995. Pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Dodik deklaroi se në 5 vitet e ardhshme ai parashikon që Republika Srpska do të bëhet shtet i pavarur.

Javën e ardhshme, ministrat e Jashtëm të BE do të mblidhen për të diskutuar çfarë masash dhe qëndrimesh do të mbajnë për situatën në Bosnje-Hercegovinë.

Burimi: “Afegames”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bosnje hercegovine olivér várhelyi sanksionohet milorad dodik ursula von der leyen bosnje hercegovine olivér várhelyi sanksionohet milorad dodik ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 12:47

‘Viktimat e të pa vaksinuarve’

Nga Peter SingerSHBA – Novak Xhokoviç, një nga tenistët më të njohur në botë, sapo u përjashtua nga pjesëmarrja në turneun e famshëm “Australian Op...