Politike

Besimi te drejtësia e re/Berisha: Çfarë pengese ka pasur për të vepruar ndaj krimit?

13 Janar 2022, 13:46 Nga DOSJA
Besimi te drejtësia e re/Berisha: Çfarë pengese ka pasur

TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse ka besim te drejtësia e re, ia ktheu këtyre të fundit me pyetjen, nëse ata po bënin shaka me këtë gjë, pasi sipas tij, drejtësia e re nuk ka pasur asnjë pengesë për të vepruar ndaj krimit.

“Çfarë pengese ka pasur drejtësia që të veprojë ndaj krimit? Organe të reja? Po bën shaka më duket, ato janë organe të PS-së!”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë që iu përgjigj dhe pyetjes se çfarë faktesh skandaloze do të dalin në dritë për Lulzim Bashën.

“Po dalin provat çdo ditë ato, si të duket parku i kullave, absolutisht jo, nuk është firmosur prej meje kur kam qenë në detyrë, ai vendim që kam firmosur unë, nuk prek asnjë metër katror të selisë së PD-së. Asnjë metër katror!”, tha më tej Berisha gjatë fjalës së tij.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari! Berisha DËSHMON në Prokurori: Këtu më ka sjellë Rama, do kemi protesta

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne prokurori sali berisha berisha ne prokurori sali berisha

Sondazh

Poll