Politike

E firmos Veliaj / Betonizohet Fusha e Sportit, 8900 m2 sipërfaqe me kulla 11-katëshe

13 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
E firmos Veliaj / Betonizohet Fusha e Sportit, 8900 m2 sipërfaqe me kulla

TIRANË – Firmoset vendimi për shkatërrimin e fushës së sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë. Sipas vendimit të firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e gjithë hapësira do të mbushet me pallate, që sipas dokumenteve do të jenë 11 kate.

Sipas asaj që raporton Ora News, ky kompleks është pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe aktualisht ka 8920 m2 hapësirë ku të rinjtë mund të luajnë ose të ushtrojnë aktivitete fizike. Sipas këtij dokumenti, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur që në të të vendosen kulla deri në 11 kate. Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndëtim. Ndërsa vetëm kati i parë do të jetë 2245 m2.

Sipas këtij projekti, pas pak muajsh këtu do të ketë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt pasi çdo gjë tjetër do të kthehet në beton, asfalt apo dhe tulla.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj kulla ne tirane erion veliaj kulla ne tirane

Sondazh

Poll