Politike

VD-Berisha njofton sërish protestë, jo në Tiranë: Selia do i kthehet PD

13 Janar 2022, 12:58 Nga DOSJA
VD-Berisha njofton sërish protestë, jo në Tiranë: Selia do i

TIRANE- Një javë nga protesta e 8 janarit, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha do të rimblidhen sërish, kësaj here në Shkodër. Në një prononcim për mediat, nga jashtë prokurorisë së Tiranës ku dha deklarimet për dhunën në protestë, Berisha foli për aksionin e tij për të rimarrë PD. Berisha ftoi demokratët e Shkodrës ti bashkohen të dielën në revolucionin për rimarrjen e selisë.

Pyetje: Do ketë një protestë tjetër si 8 Janari?

Sali Berisha: Së pari një herë ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit.

Revolucioni nuk ndalet, dhe ju garantoj unë ju që selia do i rikthehet PD.

Statuti i PD i votuar nga 4900 delegatë në 11 dhjetor ka një nen në të cilin sanksionon se selia e PD ëshë ajo ndërtesë që sot Lulzim Brava e ka shndëruar në cerdhe krimi bunker të turpit të historisë.

Do kthehet selia demokratëve s’ka forcë në botë që t’u marrë dot selinë ta shndërrojë në kulla.

LAJMI KRYESOR: Protesta e 8 Janarit! Berisha në Prokurori: Më ka sjellë Rama, Basha është vegël

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll