Politike

VD/ ‘Me zë e figurë’, Alibeaj: Sali Berisha, nxitësi dhe planifikuesi i dhunës në PD

13 Janar 2022, 13:23 Nga DOSJA
VD/ ‘Me zë e figurë’, Alibeaj: Sali Berisha, nxitësi

TIRANË – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ me disa nga pamjet e dhunës në protestën e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha më 8 janar te selia e PD.

Këtë video, Alibeaj e shoqëron me mbishkrimin se Berisha ishte personi, i cili paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër Partisë Demokratike.  Sipas Alibeajt, gjuha e urrejtjes së Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunen kundër PD është Sali Bërisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmeruan publikshit se kundër demokrateve do te perdorej dhune, madje mund te derdhëj edhë gjak. Gjuha e urrejtjes së Sali Berishës solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratët e kuptuan atë qartë, prandaj edhe e braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike sali berisha enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll