Politike

VD-Protesta e 8 Janarit, ministri Çuçi përgëzon Policinë: Treguat profesionalizëm!

13 Janar 2022, 09:30 Nga DOSJA
VD-Protesta e 8 Janarit, ministri Çuçi përgëzon

TIRANË – Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke folur në 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, nuk la pa përmendur edhe protestën e zhvilluar para selisë së PD, një tubim i organizuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në lidhje me këtë ngjarje, Çuçi u shpreh se ajo ishte një ngjarje primitive, dhe ku ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar. Sipas ministrit të Brendshëm, në këtë rast Policia dëshmoi se është në nivelet e larta të profesionalizimit.


“Përulem ndaj të gjithë punonjësve të policisë së shtetit që dhanë jetën në krye të detyrës, familjarët e tyre nuk do të jenë kurrë vetëm, ne e kemi treguar këtë dhe me ligjin që kaluam dy muaj më parë për fëmijët në përkujdesjen e Republikës. Policia e Shtetit tregoi maturi dhe profesionalizëm, dhe në situatën e pak ditëve më parë, që është e paimagjinuar në një botë demokratike, një situatë ku duhej shmangur çdo pasojë kriminale, kundër individit dhe pronës, policia tregoi se ka një nivel të lartë profesionalizmi, përgëzime”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

(a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 109-vjetori i policise se shtetit blendi çuçi protesta ne pd 109-vjetori i policise se shtetit blendi çuçi protesta ne pd

Sondazh

Poll