Politike

Rritja e çmimeve, reagon Braçe: Po dëmton fermerët, tregtarët të vetmit përfitues

13 Janar 2022, 12:23 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve, reagon Braçe: Po dëmton fermerët,

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e çmimeve në vendin tonë, ku edhe këtë herë nuk ka nguruar të mbrojë fermerët, të cilët sipas tij janë dëmtuar më së shumti nga kjo gjë, ndërsa të vetmit që përfitojnë janë tregtarët.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se qeveria nuk cakton çmime, kurse entet rregullatore po, por sipas tij qeveria ka për detyrë të ndalë grabitjet me çmime të padrejta. Më tej, Braçe thotë se çmimi i domates në treg sot është 150 lekë, por fermeri e shet 50 lekë si gjithmonë, duke akuzuar tregtarin.

Postimi i plotë:

“ESHTE FAKT; CMIMET E USHQIMEVE JANE RRITUR! Por nje gje; KUSH MENDON SE TE ARDHURAT NGA CMIMET E RRITURA PO I MERR BUJKU, FSHATARI, GABON! Po i merr tregtari!

Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak! Kush ble DOMATE sot me cmim 150 leke, duhet te dije se DOMATJA ME E MIRE sot, tani, ne LUSHNJE e DIVJAKE, kushton 50 leke per kilograme, kaq!

Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur! 100 LEKE NGA LUSHNJE/DIVJAKA ne TIRANE eshte grabitje;

Per tregtaret; TATIMI NUK KA NDRYSHUAR, CMIMI I ENERGJISE NUK KA NDRYSHUAR, CMIMI I UJIT NUK KA NDRYSHUAR, RROGA MINIMALE PER PUNETORET E NGARKIM SHKARKIMIT NUK KA NDRYSHUAR (per ata qe kane nje magazine a dyqan);

Ka ndryshuar vetem cmimi i KARBURANTIT NGA 168-183 leke/liter; Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge!

A JUSTIFIKON KY SHPENZIM SHTESE 100 LEKE PER KILOGRAM DOMATE?!

Kurre! Thene kete, dua te jem i qarte;

QEVERIA NUK CAKTON CMIME (ENTET RREGULLATORE PO); POR QEVERIA KA DETYRE TE NDALE GRABITJET ME CMIME TE PADREJTA! CMIMET E DREJTA NUK JANE KOMUNIZEM, sic mendon dikush!”

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace fermeret rritja e çmimeve erion brace fermeret rritja e çmimeve

Sondazh

Poll