Aktualitet

ACAR në Shqipëri!Dita më e ftohtë e javës, temperaturat zbresin në -7°C (HARTA LIVE)

13 Janar 2022, 06:41 Nga DOSJA
ACAR në Shqipëri!Dita më e ftohtë e javës, temperaturat

TIRANË– Dita e sotme është më e ftohta e javës. Temperaturat do të zbresin deri në -7 gradë celsius.

Vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, ku verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –7°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll