Aktualitet

VD-Protesta e PD, Çuçi: Vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të tubuar

13 Janar 2022, 10:38 Nga DOSJA
VD-Protesta e PD, Çuçi: Vështirë të ndaje kufirin

TIRANË – Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk la pa përmendur edhe protestën e zhvilluar para selisë së PD, protestë kjo e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha më 8 janar. Çuçi vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit në këtë protestë, ndërsa shtoi se ajo ishte një ngjarje primitive dhe ku ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar.


Sipas Çuçit, edhe në këtë protestë, Policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizimi

“Policia zotëron kapacitet të plotë për tu përballur me sfidat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Policia ka autonominë në kryerjen e detyrave të saj. Policia e ka krijuar këtë standard të lartë. Dëshmia e qartë e kësaj ishte menaxhimi i ngjarjes së fundit ku policia tregoi pjekur dhe maturi. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra brutale e realizimit, një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik dhe detyrimin për të shmangur cdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës. Policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizimi”, u shpreh ndër të tjera Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me protestën e 8 janarit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 109-vjetori i policise se shtetit bledi çuçi protesta e 8 janarit 109-vjetori i policise se shtetit bledi çuçi protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll