Aktualitet

Bashkia Cërrik u shkul ullinjtë për projektin kinez, qytetarët: Duam dëmshpërblim!

13 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
Bashkia Cërrik u shkul ullinjtë për projektin kinez,

CËRRIK – Bashkia e Cërrikut ka nisur prishjen e platencioneve me pemë të disa familjeve në fshatin Mollas të zonës së Sulovës, për t`i hapur rrugë një projekti të ambasadës Kineze në Shqipëri. Për realizim e këtij projekti, Bashkia ka nisur të shkulë dhjetëra rrënjë ulliri dhe disa platancione me dru frutor.

Qytetarët e prekur nga ky projekt, tregojnë se, Bashkia nuk i ka dëmshpërblyer për dëmin që po u shkakton, ndërkohë që me shkatërrimin e pemëve frutore, atyre u hiqet një burim që u siguronte të ardhura për familjet.

Kjo pronë, pas viteve 1990 është shfrytëzuar nga fermerë të fshatit Mollas në Cerrik, ndonëse është pronë shtetërore. Por banorët e kanë pasur në përdorim tokën të dhënë nga ish-komunta dhe më pas nga Bashkia e Cerrikut, me të cilën ata mbanin familjet e tyre.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia cerrik cerrik proteste ne cerrik bashkia cerrik cerrik proteste ne cerrik

Sondazh

Poll