Aktualitet

Rregullat/Importi i makinave,DPSHTRRR: Para këtij viti s’mund të blini më nga jashtë

13 Janar 2022, 10:32 Nga DOSJA
Rregullat/Importi i makinave,DPSHTRRR: Para këtij viti s’mund të

TIRANË – Doganat nuk do të lejojnë importin e asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007. Rregullat e reja kanë hyrë në fuqi dhe tashmë për të blerë një makinë nga jashtë qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimit. Sipas njoftimit të DPSHTRRR, makina nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite.

Njoftimi nga DPSHTRRR:

“Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër”, sipas DPSHTRR, cila shton se lejohen të gjitha makinat Euro4 pavarësisht kilometrave të përshkruara. “Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll