Aktualitet

Piku më i lartë i infektimeve! Komiteti NUK ndryshon masat, shkollat qëndrojnë hapur

13 Janar 2022, 08:07 Nga DOSJA
Piku më i lartë i infektimeve! Komiteti NUK ndryshon masat, shkollat

TIRANË– Masat aktuale kundër Covid-19 nuk do të ndryshojnë. Komiteti Teknik i Ekspertëve, doli ditën e sotme në një konferencë për mediat për të bërë të ditur se masat do të jenë të njëjta dhe në ditët në vijim.  Pavarësisht se në Shqipëri rastet me Covid po rriten, Komiteti e shikon të arsyeshme që masat të qëndrojnë të njëjtat. Java e fundit ka shënuar një rritje rekord infektimesh, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, kjo edhe për shkak të mbërritjes së variantit më të transmetueshëm të Covid-19, Omicron.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se përtej rritjes së infektimeve masat në fuqi janë në përputhje me zhvillimet dhe nuk do të ketë ndryshime. Shkollat 9-vjeçare dhe universitetet nuk do të mbyllen edhe në këtë periudhë të rritjeve të rasteve.


Shefja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, deklaroi se këtë javë është shtuar ritmi i vaksinimeve në të gjithë vendin. 52.7% e popullsisë janë vaksinuar me një dozë, 47.3% me 2 doza, 7.7% me 3 doza. 42.4% e popullsisë janë vaksinuar me një dozë dhe me të dyja dozat përreth 38%”.

Aktualisht në spitalet Covid janë të shtruar 130 pacientë, 12% prej tyre janë në formë kritike, të tjerë në gjendje të rëndë. Najada Çomo deklaroi se shumica e pacientëve janë të moshave të reja, të gjithë të pavaksinuar. Një tjetër shqetësim që shprehu shefja e Infektivit lidhet me shtrimet në spitale të grave shtatzënë që janë të prekura me COVID. Ndërsa theksoi se ecuria e tyre në spitale ka qenë e mirë, Çomo tha se COVID u ka shkaktuar lindje të parakohshme.

MASAT QË JANË NË FUQI:

-​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.

-​Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​Vijon që në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

A do ketë mbyllje shkollash? Rakacolli: Nuk e rekomandojmë

Tomini: Kjo javë kishte pikun më të lartë të infektimeve në 2 vite pandemi

Çomo: 12% e pacientëve janë në gjendje kritike për jetën, shumica mosha të reja

Omicon bën ‘kërdinë’ në Shqipëri, Komiteti nuk vendos asnjë masë shtrënguese

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti i eksperteve 13 janar 2022 omicron komiteti i eksperteve 13 janar 2022 omicron

Sondazh

Poll