Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet/Fermerët e Fierit në protestë, thirrje Ramës: Mbaj premtimin

13 Janar 2022, 10:14 Nga DOSJA
Dëmet nga përmbytjet/Fermerët e Fierit në protestë,

FIER – Fermerët e Fierit, të prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut, edhe pse ka kaluar më shumë  se një muaj, ata akoma nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të marrin për kompesimin e dëmeve.

Sot ata kanë dalë në protestë dhe i bëjnë thirrje Kryeministrit që të mbajë premtimin dhe të dëmshpërblejë dëmet që atyre u shkaktuan nga përmbytjet.

Në lidhje me situatën në të cilën ata ndodhen ka folur kryetari i sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka, i cili ka bërë me dije se dhe pse kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe reagim nga pushteti vendor. Sipas tij duke u bazuar në hektarët e dëmtuar nga përmbytjet dëmi shkon deri në 400 mijë euro.

“Kanë kaluar dy javë nga takimi me kryebashkiakun që na premtoi ngritjen e një komisioni për të vlerësuar dëmet nga përmbytja dhe nuk ka akoma asnjë përgjigje. Është e papranueshme që theksoi se do të kërkonte konsultim për ligjin që ka dy vite që është futur në fuqi, ku pushteti vendor e ka për detyrë që të kompesojë dhe demshpërblejë fermerët. Sot ka kaluar një muaj dhe nuk ka ardhur askush për vlerësimin e dëmeve. Janë dëmtuar 300 hektarë sera me luleshtrydhe dëmi në 300-400 mijë euro sipas asaj që kemi vlerësuar ne. Ne kemi folur me ministren por ajo ka thënë se kompesimi dhe masat për të parandaluar përmbytjet është detyrim i pushtetit vendor”, ka thënë Sharka.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fermeret e fierit fermeret e fierit ne proteste protestojne fermeret ne fier fermeret e fierit fermeret e fierit ne proteste protestojne fermeret ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2022, 08:42

Auditim, profesion pazaresh apo interes publik

Nga Meri LikaDitën e sotme ma nisi keq një lajm në gazetën Monitor, i cili informonte: “Konkurrenca “rrëzon” tarifën minimale të audituesve prej 3 mijë lekë/orë...