Aktualitet

VD-Bino: Doza e tretë e vaksinës nuk ka asnjë lidhje me dëmtimin e imunitetit

13 Janar 2022, 10:32 Nga DOSJA
VD-Bino: Doza e tretë e vaksinës nuk ka asnjë lidhje me

TIRANË- Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Siva Bino ka hedhur poshtë aludimet që qarkullojnë se përdorimi i dozës përforcuese të vaksinës anti-Covid mund të dëmtojë sistemin imunitar të një personi. Bino tha se dozat përforcuese kryhen për të gjitha sëmundjet infektive që parandalohen nga vaksinat.


‘Nuk ka asnjë lidhje me dëmtimin e imunitetit, se dëmtimi i imunitetit është koncept tjetër, dëmtohet për arsye të ndryshme. Pjesa tjetër është interferenca që mund të ketë për prodhimin e kundërtrupave, gjë që nuk ndodh se ka kohë të caktuar kur kryhet doza përforcuese. Doza përforcuese kryhet sepse kemi rënie të nivelit të kundërtrupave sa kohë kemi rënie të këtij niveli s’kemi si të kemi dëmtime apo mos reagime të tilla. Dozat përforcuese njihen e kryhen në të gjitha sëmundjet infektive që parandalohen nga vaksinat,“- tha Silva Bino.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti i eksperteve 13 janar 2022 silva bino komiteti i eksperteve 13 janar 2022 silva bino

Sondazh

Poll