Politike

Berisha nxjerr videon: Kjo është dhuna e mercenarëve të Lul Kimikut më 8 janar

13 Janar 2022, 09:39 Nga DOSJA
Berisha nxjerr videon: Kjo është dhuna e mercenarëve të Lul

TIRANË – Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një video ku paraqet të gjithë atë se çfarë ka ndodhur më 8 janar gjatë protestës së thirrur nga ai vetë në selinë e Partisë Demokratike.

Në përshkrimin e tij përbri videos disa-minutëshe, Berisha shkruan: “Kjo ishte dhuna më 8 janar e mercenarëve të Lul Kimikut dhe narkobanditëve të Edvin Krimit”.

Publikimi i kësaj videoje nga ish-Kryeministri Berisha vjen vetëm pak orë para se ai të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me atë se çfarë ndodhi në 8 janar, ku mbështetësit e tij shkaktuan trazira të mëdha në protestën e thirrur nga vetë ai në selinë e PD.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll