Politike

“Ndërhyrja” e Metës, Basha: E sheh si mundësi për t’i zgjatur jetën tranzicionit

12 Janar 2022, 14:46 Nga DOSJA
“Ndërhyrja” e Metës, Basha: E sheh si mundësi

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u përgjigj deklaratat e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta se Basha është fajtor për dështimet e opozitës dhe krizën në PD e cila kulmoi me protestën e 8 janarit. Në intervistën e dhënë sot për “ABC News”, lideri demokrat u shpreh se Meta po tenton t’i zgjasë kohën tranzicionit politik në Shqipëri në mënyrë që të përfitojë sa më shumë njësoj si kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i PD Sali Berisha, të cilët i konsideron të tre si “Trekëndëshi Bermudës” së politikës të keqe në Shqipëri.

Ai shtoi se beteja për ndarjen nga e kaluara politike nuk do të jetë piknik, sepse demokratët shqiptarë po përballen me forca të errëta. Basha mbështetet te shumica e shqiptarëve që duan ndryshimin dhe kjo e frymëzon atë dhe Partinë Demokratike. 

PJESË NGA INTERVISTA E LULZIM BASHËS PËR “ABC NEWS”

Pyetje: Meqenëse flasim për Trekëndëshin e Bermudës, ka dhe një aktivizim për atë që po ndodh në Partinë Demokratike të Presidentit Meta dhe të ish aleatit tuaj, Lëvizja Socialiste për Integrim. A është kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Njësoj si Edi Rama, edhe Ilir Meta dhe çdokush tjetër e shikon këtë si një mundësi për t’i zgjatur jetën tranzicionit nga i cili përfitojnë aktorët e tranzicionit. Për ne është e qartë: Beteja është midis të shkuarës dhe të ardhmes. Demokratët kanë folur qartë në Kuvendin Kombëtar, kanë folur qartë në aktet dhe veprimet e tyre. Shqiptarët duan të ardhmen, demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur t’i prijnë betejës për të ardhmen. Nuk ka për të qenë piknik, kemi përballë forca të errëta, forca kriminale, forca që sot zotërojnë financat dhe ekonominë e vendit, por një gjë është e sigurt: Historia na mëson që pakica mbetet pakicë. Dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve është forca jonë, është frymëzimi ynë, është motivi ynë.

(k.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha trekendeshi i bermudes ilir meta lulzim basha trekendeshi i bermudes

Sondazh

Poll