Politike

Vizita në Maqedoni, Meta takon Selën: Jo shpopullimit të të rinjve shqiptarë

12 Janar 2022, 16:59 Nga DOSJA
Vizita në Maqedoni, Meta takon Selën: Jo shpopullimit të të

MAQEDONI E VERIUT – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Selën. Kreu i shtetit zbuloi në Facebook se bisedoi me Selën për pengimin e shpopullimit të trojeve shqiptare nga të rinjtë, të cilët meritojnë t’u jepen mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në vendet ku jetojnë.

POSTIMI I ILIR METËS:

Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.

Meta po kryen vizitë 3-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ai është takuar me eksponentë të lartë politik dhe shtetëror maqedonas e shqiptar, mes tyre presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski, kreun e Parlamentit Talat Xhaferri, kryetarin e BDI Ali Ahmeti, etj.

LAJMI KRYESOR:  Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin (ZHVILLIMET)
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut vizita zyrtare ne maqedonine e veriut ziadin sela ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut vizita zyrtare ne maqedonine e veriut ziadin sela

Sondazh

Poll