Politike

Meta me Menduh Thaçin në Maqedoni: Takim i përzemërt, faktori shqiptar ka kontribut

12 Janar 2022, 21:17 Nga DOSJA
Meta me Menduh Thaçin në Maqedoni: Takim i përzemërt,

TIRANË – Presidenti ilir Meta është takuar ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Shkup me kryetarin e Partisë Demokratike të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi.

Ai ka njoftuar takimin në Facebook kur ka theksuar kontributin e jashtëzakonshëm sipas tij të faktorit politik shqiptar në transformimin social dhe politik të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi gjithashtu rolin e këtij faktori në procesin integrues të vendit.

Takim i përzemërt me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi. Faktori politik shqiptar ka pasur dhe ka një rol dhe kontribut të pazëvendësueshëm në proceset jetike të transformimit të brendshëm social dhe politik, si dhe për rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut“, shkruan ai.

Presidenti Ilir Meta po kryen vizitë 3-ditore në Maqedoninë e Veriut. Ai zhvilloi takime të shumta me krerë të shtetit maqedonas dhe faktorin politik maqedonas e shqiptar. Kryefjalë e bisedimeve ishte padyshim hapja e negociatave për integrimin në BE të dy vendeve tona.

LAJMI KRYESOR: Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin (ZHVILLIMET)

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta maqedonia e veriut menduh thaci ilir meta maqedonia e veriut menduh thaci

Sondazh

Poll