Politike

Berisha: Gabim i madh i jetës time që s’u përballa me Bashën në 2017

12 Janar 2022, 22:55 Nga DOSJA
Berisha: Gabim i madh i jetës time që s’u përballa me

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha konsideroi si një ndër gabimet më të madha të jetës së tij faktin që nuk pranoi të sfidonte në duel politik për postin e kryetarit të PD Lulzim Bashën në 2017. Në emisionin “Prime” për “RTK”, Berisha u shpreh se Basha nuk pranoi propozimin e tij që të jepte dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet parlamentare të 2017.

Më tej, lideri historik i PD tha se një vendim për të sfiduar liderin aktual të PD përpara më shumë se 4 viteve nuk e mori për shkak se kishte premtuar që nuk do t’i rikthehej më drejtimit të PD.

“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero problem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime. Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur (Basha) më tha nuk jap dorëheqjen, duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim”, u shpreh Sali Berisha në “RTK”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha zgjedhjet e 2017 lulzim basha sali berisha zgjedhjet e 2017

Sondazh

Poll