Politike

“Kam marrëdhënie të mirë me Bashën”, Escobar: PD ofron opozitë të shëndetshme

12 Janar 2022, 19:35 Nga DOSJA
“Kam marrëdhënie të mirë me Bashën”,

SHBA – Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën Qendrore dhe Jugore, Gabriel Escobar pranon se ka marrëdhënie të mirë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”, përfaqësuesi diplomatik i SHBA tha se PD ofron një opozitë të shëndetshme. Protesta e 8 janarit në selinë e PD, sipas tij nuk reflekton në të vërtetë forcën e kësaj partie. Ai kërkoi nga votuesit demokrat që të shmangin ngjarjet në rrugë si 8 janari.

Zëri i Amerikës: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?

Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.

LAJMI KRYESOR: E PLOTË-SHBA kundër protestës: Dhuna s’mund të jetë mjet. S’dua të flas për Berishën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gabriel escobar lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit gabriel escobar lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll