Politike

Evi Kokalari ‘pendohet’ për tërheqjen: S’isha e vetëdijshme, më keni në dispozicion

12 Janar 2022, 16:34 Nga DOSJA
Evi Kokalari ‘pendohet’ për tërheqjen: S’isha e

TIRANË– Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook për të sqaruar “tërheqjen” e saj nga politika në Shqipëri. Në sqarimin e bërë në rrjetin e saj social, Kokalari shkruan se nuk kishte qenë e vetëdijshme për reagimin që do të shkaktonte postimi i saj, duke shtuar se edhe pse në SHBA, ajo ishte në dispozicion. Aktivistja sqaron se kur opozita të ketë kryetarin e ri, do të rikthehet në SHBA.

Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi. Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën akoma gjallë. Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në New York, Ohio dhe Florida,”-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Me që jeni bërë lëmsh dje, dhe Lulzim Basha me kryesinë e tij imagjinare që nuk ka asnjë autoritet partiak, përjashton e pezullon të gjithë anëtarët e Komisionit te Rithemelimit nga Partia, po bëj një deklaratë tjetër; Eshtë e padiskutueshme dhe duket qartë që kjo nuk është koha e përshtatshme të tërhiqem sado pak, megjithëse e kam shumë te nevojshme ti kthehem jetës time në Amerikë.

Eshtë gjithashtu e qartë që ajo që shkruajta dje, është keqkuptuar si braktisje dhe si shkëputje e plotë nga ajo çka filluam në 9 Shtator, dhe për më tepër është keqpërdorur nga të majtët ku bën pjesë dhe grupi Bashës. Si e tillë dua t’ju them se më keni sërish në dispozicion TOTAL, si gjithmon – pa “paratë e foltores” apo të dikujt tjetri, siç akuzojnë bodyguardet e Lulit. Lufta për pluralizmin Shqiptar vazhdon, dhe është një luftë që do ta fitojmë. Fakti që nuk jam gjithë kohën në Tiranë, s’do të thotë që nuk angazhohem. Përkundrazi, ndihmoj në drejtime të tjera.

Gjithashtu e bëra të qartë më parë që jam në komunikim të përditshem me të gjithë anëtaret e Komisionit, dhe në asnjë moment nuk kam thënë se jam larguar nga ai. Për mbështetësit e mi, më vjen shumë keq që deklarata e djeshme ju ka dekurajuar. Nuk isha e vetëdijshme që mund të krijonte atë lloj reagimi. Ndërkohë, gjithnjë do jem në krahë të Berishës, sepse besoj se është guri i fundit që e mban opozitën akoma gjallë. Gjithsesi, dua të sqaroj që kur opozita të ketë Kryetarin e ri, dhe statutin që do jetë baza e PDsë Konservatore, do ti kthehem jetës time në Amerikë, dhe do të fokusohem në fushatat elektorale të miqve të mi në New York, Ohio dhe Florida. Mos harroni, Donald J. Trump duhet të kthehet në Shtepinë e Bardhë nëse do ta fitojmë këtë luftë me Luciferin, dhe përgatitjet për kthimin i tij, fillojnë me fushatat e vitit 2022

Dje, Evi Kokalari njoftoi se kishte vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri për t’ju rikthyer jetës së saj normale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kishte lënë pas dore. Në postimin e saj Kokalari shprehej se do të vazhdonte të ishte në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evi kokalari evi kokalari

Sondazh

Poll