Sport

“Botëror i larë me gjak”! Cantona i ashpër ndaj organizatorëve: Nuk do e shoh

12 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA
“Botëror i larë me gjak”! Cantona i ashpër ndaj

FRANCË– Eric Cantona është i qartë në qendrimin e tij sa i përket Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar. Ish-futbollisti francez u shpreh se nuk do e ndjekë Kupën e Botës dhe akuzoi vendin pritës se i kishte trajtuar në mënyrë të tmerrshme punonjësit që ndërtuan stadiumet.

Fjalët e Eric Cantona-s

Eric Cantona foli për Daily Mail: “Të jem i sinqertë, nuk më intereson shumë Botërori i ardhshëm, që për mua nuk është një Botëror i vërtetë. Në dekadat e fundit ka pasur shumë ngjarje si p.sh. Lojërat Olimpike, por Katari nuk është vendi i futbollit. Unë nuk jam kundër idesë për të pritur një Kupë Botërore në një vend ku ekziston mundësia e zhvillimi dhe promovimi i futbollit, si në Afrikën e Jugut apo në Shtetet e Bashkuara në vitet 1990.

Por në Katar nuk ka një potencial të tillë. Nuk ka asgjë. Ka të bëjë vetëm me paratë dhe mënyrën se si ata i trajtuan njerëzit që ndërtuan stadiumet, është e tmerrshme. Dhe mijëra njerëz kanë vdekur. Megjithatë ne do ta festojmë këtë Kupë Bote. Personalisht, unë nuk do ta shikoj atë.

E kuptoj që futbolli është një biznes. Por mendova se ishte i vetmi vend ku të gjithë mund të kishin një shans. Meritokracia dhe potenciali janë thelbi i futbollit, prandaj është edhe më e habitshme që në Katar është organizuar një Botëror”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eric cantona katar kupa e botes eric cantona katar kupa e botes

Sondazh

Poll