Sport

Genoa, aventura e Shevchenkos drejt fundit! Drejtuesit mendojnë një ish-romanist

12 Janar 2022, 18:43 Nga DOSJA
Genoa, aventura e Shevchenkos drejt fundit! Drejtuesit mendojnë një

ITALI– Aventura e Shevchenkos si trajner i Genoas mund të përfundojë shpejt. Ish-sulmuesi i Milanit u zgjodh si tekniku i skuadrës italiane më 11 nëntor, por deri më tani skuadra nuk po merr rezultatet që prisnin drejtuesit.

Pengesa e parë për krerët e klubit është se një prishje e marrëveshjes do ti kushtonte shumë financiarisht. Po mendohet që ndarja të bëhet në mënyrë konsensuale dhe emri i parë që mund të ulet në stol është ai i Rudi Garcias.Kontaktet mes palëve po vazhdojnë. Pas Romës, sfida e re e Garcias mund të jetë në stolin kuqeblu.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport genoa shevchenko genoa shevchenko

Sondazh

Poll