Sport

Kupa e Afrikës/ Arbitri përfundon ndeshjen në minutën e 85′, kaos në fushë!

12 Janar 2022, 18:13 Nga DOSJA
Kupa e Afrikës/ Arbitri përfundon ndeshjen në minutën e

AFRIKË- Takimi mes Tunizisë dhe Malit e vlefshme për Kupën e Afrikës në Grupin F ka dhuruar një episod interesant ku protagonist kryesor është bërë arbitri kryesor, Janni Sikazwe. Ky i fundit fërshëlleu përfundimin e takimit në minutën e 85′. Pas shumë protestave Sikazwe i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu vendosi që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.

Kjo pasi, arbitri edhe pas ngatërresës me kronometrin, por edhe pas një kartoni të kuq të akorduar për Toure, vendos ta mbyllë takimin kur po luhej minuta e 89 dhe sekondat ishin 44, pavarësisht 9 zëvendësimeve, ndërprerjeve të ndryshme, një të kuqe dhe dy penallti.

 

?? ?? 2nd half of Tunisia vs Mali:

?‍♂️ 9 substitutions
? 2 penalties awarded
? 1 red card
? Referee blows up for full-time at 85th minute & finally on 89:50 with no added time.pic.twitter.com/ymqsKHbTC5

— Photos of Football (@photosofootball) January 12, 2022

Një mospërfillje që ndezi zemërimin e pankinës tuniziane, të cilët u vërsulën te arbitri duke pretenduar se shtesa duhej të luhej ende. Arbitrat u larguan nga fusha të shoqëruar nga policia, ndërsa lojtarët nga Mali festuan për fitoren.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kupa e afrikes mali tunisia kupa e afrikes mali tunisia

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:01

Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

ANGLI – Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që...