Sport

Humb jetën në një aksident automobilistik sprinteri Deon Lendore, ai ishte 29 vjeç

12 Janar 2022, 17:28 Nga DOSJA
Humb jetën në një aksident automobilistik sprinteri Deon Lendore,

SHBA – Sprinteri i Trinidad dhe Tobagos, Deon Lendore, humbi jetën në një aksident automobilistik në Teksas, në moshën 29-vjeçare. Përplasja fatale ndodhi të hënën kur makina e tij rrëshqiti, duke kaluar në korsinë tjetër dhe duke u përplasur me një fuoristradë. Lendore vdiq menjëherë.

Trajneri i Teksasit, Pat Henry, tha se sprinteri ishte duke u kthyer në shtëpi nga stërvitja, ku ishte një ndihmës trajner vullnetar. Drejtuesja e fuoristradës, një grua 65-vjeçare është dërguar në spital me plagë të rënda. Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet.

Atleti Lendore ishte pjesëmarrës në Olimpiadën “Londër 2012”, “Rio 2016” dhe “Tokio 2020”, ku përpos rezultateve të tjera, në lojërat olimpike të “Londrës 2012” meritoi edhe mendjen e bronzing në garë e stafetës 4×400.

“Ai mishëronte shpresën dhe gëzimin sa herë që këmbët i kishte në pistë. Ai ishte me të vërtetë një pionier, një jetë që mbaroi shumë shpejt. Ne e falënderojmë për gjithçka që ka bërë për vendin tonë,”- tha Shamfa Cudjoe, ministri i sportit dhe zhvillimit të Trinidadit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport deon lendore humbi jetën në një aksident automobilistik në teksas në lojërat olimpike “tokio 2020” në londër 2012 dhe rio 2016 në moshën 29-vjeçare sprinteri i trinidad dhe tobagos tokio 2020 deon lendore humbi jetën në një aksident automobilistik në teksas në lojërat olimpike “tokio 2020” në londër 2012 dhe rio 2016 në moshën 29-vjeçare sprinteri i trinidad dhe tobagos tokio 2020

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:01

Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

ANGLI – Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që...