Sport

“Futboll rrugaçërish”! Rama i ashpër ndaj Dukës, sulmon sistemin: Ikin lekët kot

12 Janar 2022, 15:40 Nga DOSJA
“Futboll rrugaçërish”! Rama i ashpër ndaj

TIRANË-Ditën e djeshme presidenti i FSHF-së, Armand Duka zhvilloi një takim me ministren Evis Kushi, duke shpresuar për të gjetur një zgjidhje dhe mirëkuptim për të miratuar ato ndryshimet në Ligjin e Sportit për Sponsorizimin, dhe mbasi ky takim u zhvillua e u shfaq me nota optimiste nga të dyja palët.

Një takim që ndoshta nuk u prit mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili jo vetëm që nuk përmendi ligjin e sportit, por i bëri të qartë kryetarëve të bashkive që të mos financonin më në skuadra futbolli.

KLUBET E FUTBOLLIT– Kryetarët e bashkive duhet të rishikojnë qasjet me fondet e sportit. Janë bërë disa hapa disi detyrues ndaj tyre, por ato vazhdojnë përsëri të hedhin lekë kot për futbollin. Kot fare, harxhojnë lekët e taksapaguesve për ekipe private pa asnjë arsye në botë. Lekë me humbje që nuk kanë asnjë vlerë.

Duhet ndërtuar një qasje tjetër, të financoni sportin për fëmijët, në shkollë e në komunitet, e jo të financoni skuadra futbolli pronarësh privat, ku ju vetëm hidhni lekë e nuk merrni mbrapa asgjë, përveç në të shumtën e herës, shpërfytyrimin e turpit të sportit e bashkisë, me imazhe që marrin edhe rrugën e botës siç ndodh rëndom, për shkak se nuk funksionin kështu. Nuk mund të simulohet huliganizmi, rrugaçëria, shëmtia e pisllëku”.

AKUZAT PËR EVAZION FISKAL– Nuk ka kuptim të japësh paratë edhe ikin lekët e taksave nga disa njerëz që sjellin nga mbrapa vetëm rrugaçë. Jo jep lek për evazion fiskal të klubeve të futbollit, një gjë komplet e pakuptueshme, edhe për kampionate që nuk i duhen askujt në atë gjendje që janë. Nuk i ka lekë borxh asnjë qytetar ndonjë klubi futbolli.

Jo këto klube që janë, por edhe Juventusi të ishte nuk ia ka borxh asnjë taksapagues të japë lekë. Nuk ka asnjë arsye në botë. Futbolli profesionist ka struktura të tjera që u takon. Nuk kanë punë bashkitë të hedhin lekë për një futboll pa asnjë fitim, por vetëm me humbje, në të gjithë drejtimet, si në lek, si në imazh, si në rezultate.

BASHKËPUNIMI- Sigurisht që bashkitë mund të hyjnë në bashkëpunim me klube futbolli, por duhet të marrin mbrapsht investimin. Nëse bashkitë duan të investojnë seriozisht për t’u bërë pjesë e rritjes së futbollit, të vënë asetet në dispozicion, t’i rikthejnë ato në asete fitimprurëse për veten e tyre.

Bashkitë të hyjnë partnere në klube, por në relata sipërmarrjeje”, përfundon fjalimin e tij kryeministri Rama në aktivitetin e zhvilluar me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla dhe universitete.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport armand duka edi rama fshf armand duka edi rama fshf

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:01

Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

ANGLI – Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që...

Sport 12 Janar 2022, 14:25

Mino Raiola dërgohet me urgjencë në spital!

ITALI – Janë orë të vështira shëndetësore këto për Mino Raiolën. Menaxheri i famshëm italian është dërguar menjëherë në spitalin “San Raffaele”...