Sport

Cilësitë e Brojës mahnisin gazetën Marca, shkrim për shqiptarin: Ngjason me…

12 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA
Cilësitë e Brojës mahnisin gazetën Marca, shkrim për

ANGLI-Armando Broja sulmuesi shqiptar u rrit në skuadrën e Chelsea-t, por po bën emër te Southampton, klub ku aktualisht është në huazim. Realizimi i 20-vjeçarit në fitoren 4-1 ndaj Brentford bëri që sulmuesi të shkonte në 5 gola në Premier League. Paraqitjet e shtatlartit kuqezi janë vlerësuar edhe në Spanjë, ku prestigjiozja Marca e ka krahasuar me Diego Costa-n.

“Unë e dua këtu dhe do të ishte mirë nëse ai do të ishte lojtari ynë”, tha trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl për The Athletic pas ndeshjes.”Ai dëshiron të jetë me ne. Ju mund ta ndjeni këtë në çdo moment dhe tifozët e duan atë”.

Diego Costa i ardhshëm?

Broja shpesh është cilësuar si zëvendësuesi ideal i ish-sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, për shkak të fuqisë dhe paraqitjeve shpërthyese të tij.Reprezentuesi shqiptar me origjinë britanike do të jetë krenar të dijë se lojtari i fundit që ka arritur arritjen e tij për të shënuar në katër starte radhazi në shtëpi ishte vetë Costa.

Çfarë e pret Broja-n?

Nëse Broja do të vazhdojë me këto paraqitje, ai do të ketë shumë kandidatë në fund të sezonit. Është akoma e paqartë nëse Chelsea do ta kthejë në klub, apo nëse do të vendosë ta shesë, duke parë alternativat e shumta që ka në sulm Chelsea, ka shumë mundësi që Broja të huazohet përsëri ose të shitet përfundimisht pas një fillimi kaq të mirë me Shenjtorët, nuk është një çudi të kuptohet pse klubi do që ai të qëndrojë në St. Mary edhe pas këtij sezoni

Dëmtimi i Brojës

Kishte disa shqetësime pasi Broja u detyrua të dilte kundër Brentford, por duket sikur kjo ishte vetëm një masë paraprake.Tifozët e Southampton shpresojnë që Broja të mbetet në skuadër pas përfundimit të huazimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:01

Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

ANGLI – Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që...