Sport

Broja festoi me shqiponjë,statusi i Artan Hoxhës: Si do jetë ndjerë presidenti serb?

12 Janar 2022, 15:19 Nga DOSJA
Broja festoi me shqiponjë,statusi i Artan Hoxhës: Si do jetë

ANGLI-Armando Broja është kthyer në futbollistin më të rëndësishëm te skuadra e Southampton. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në Premier League duke shënuar golin e 5-të sezonal.

Prej rreth një jave, klubi anglez ka ndërruar pronësi, pasi aksionet e klubit janë blerë nga një kompani që zotërohet nga serbi Dragan Solak, i cili ishte i pranishëm për herë të parë në stadium ku sulmuesi festoi sërish me simbolin e shqiponjës, për t’i treguar me krenari prejardhjen e tij, edhe pronarit të ri të klubit.

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas golit të Brojës, mes ndjenjës së krenarisë, por edhe duke pyetur sesi do të jetë ndierë presidenti Solak.

“Pronari i ri i Southampton, Dragan Solak, ndoqi ndeshjen për herë të parë nga tribuna VIP e stadiumit St Mary. Nuk e di sesi do të jetë ndierë presidenti serb teksa ka parë Brojën që të festojë para tifozëve me shqiponjën dy krenare. Cdo gol i Brojës në Premier League shoqërohet me simbolin e shqiponjës. Vazhdo të na bësh krenar Armando”, shkruan Hoxha.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport artan hoxha broja southampton artan hoxha broja southampton

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:01

Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

ANGLI – Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që...

Sport 12 Janar 2022, 14:25

Mino Raiola dërgohet me urgjencë në spital!

ITALI – Janë orë të vështira shëndetësore këto për Mino Raiolën. Menaxheri i famshëm italian është dërguar menjëherë në spitalin “San Raffaele”...