Aktualitet

Moti/ Ngrin e moshuara nga Saranda, rrëzohen shtyllat, ARRSH: Përdorni goma dimërore

12 Janar 2022, 15:36 Nga DOSJA
Moti/ Ngrin e moshuara nga Saranda, rrëzohen shtyllat, ARRSH: Përdorni

TIRANË– Temperaturat nën minus kanë shënuar viktimën e parë në Shqipëri. Për shkak të temperaturave që mund të shkojnë deri në -9 gradë C në disa zona të vendit, një e moshuar ka ndërruar jetë në Sarandë. 88-vjeçarja, Stamato Milo është gjetur e pajetë ditën e sotme nga infermierja e zonës në banesë. Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Ndërkohë që situata nuk është më e mirë as për rrugët. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje shoferëve që të ecin me kujdes dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë në Kukës, duke shtuar se aksi që ka pasur më shumë probleme në qarkullim është ai i Urës së Zapodit-Shishtavec. Po ashtu, disa fshatra në Lezhë kanë pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike si pasojë e erës së fortë që ka përfshirën zonën, si pasojë e motit të keq. Era e fortë ka dëmtuar disa linja dhe shtylla elektrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje disa fshatra në Zejmen dhe Kolsh të Lezhës.

Moti i keq  ka përfshirë edhe qarkun e Dibrës duke sjellë probleme të shumta edhe me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave. Prej më shumë se 72 orësh të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës janë në errësirë totale. Ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare, të cilat ndryshe nga vitet e kaluara, do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier e Berat. Në vend nuk do të mungojnë vranësirat si dhe karakteristike do jetë era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

HARTA: Temperatura deri në -9 gradë C, nga nesër vendi pushtohet nga i ftohti polar

Moti i keq në vend/I ftohti polar në Fier e Berat, zonat malore mbulohen nga bora

Moti i keq / Rrëzohet shtylla në Zall-Dardhë, disa fshatra prej 72 orësh pa drita

Gjendet e pajetë e moshuara në Sarandë, dyshohet se ngriu nga i ftohti

Kukësi mbulohet nga bora, ARRSH: Këto janë akset që duhet të bëni kujdes

Era e fortë ‘shkull’ shtyllat elektrike në Lezhë, disa fshatra pa energji elektrike

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq moti i keq ne shqiperi moti moti i keq moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll