Sport

Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

12 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
Lewis Hamilton drejt tërheqjes nga Formula 1

ANGLI – Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që i shkaktoi dhe britanikut humbjen e kampionatit.

Hamilton iu mohua titulli i tetë në garën e fundit të sezonit, pas një sërë ngjarjesh të dyshimta që ndodhën xhiron e fundit.

Sipas BBC, pasojat e asaj disfate e kanë lënë të zhgënjyer britanikun dhe nuk do të vendosë për të ardhmen e tij në Formula 1, deri sa hetimi për atë garë të përfundojë.

Piloti i Mercedes, e ka humbur besimin te FIA, pasi drejtori i garës, Majkëll Masi, nuk ndoqi preçedentin në zbatimin e rregullave të makinës së sigurisë.

Hamilton ka mbështetjen e plotë të Mercedes, ndërkohë FIA është e vetëdijshme për pakënaqësitë e tyre dhe do t’i duhet shumë punë për të rifituar besimin e 37-vjeçarit veçanërisht.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #lewishamilton fia formula1 #lewishamilton fia formula1

Sondazh

Poll

Sport 12 Janar 2022, 14:25

Mino Raiola dërgohet me urgjencë në spital!

ITALI – Janë orë të vështira shëndetësore këto për Mino Raiolën. Menaxheri i famshëm italian është dërguar menjëherë në spitalin “San Raffaele”...