Politike

VD-Protestuesit u liruan, Vokshi: Dëshmoi që protesta ishte paqësore, ne na sulmuan

12 Janar 2022, 14:25 Nga DOSJA
VD-Protestuesit u liruan, Vokshi: Dëshmoi që protesta ishte

TIRANË – Deputetja Albana Voshi u shpreh se lirimi i 18 protestuesve të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike provoi se protesta ishte paqësore. Ajo këmbënguli se në protestën e ditës së shtunë protestuesit e sulmuan nga persona brenda selisë blu. Vokshi i konsideroi arrestimet e 18 protestuesve mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha si të paligjshëm dhe të përgatitura me lista.


“Edhe seanca e sotme për masat e sigurisë së 18 protestuesve, dëshmoi që protesta e 8 Janarit ishte paqësore deri në fund. Të 18 demokratët nuk implikuan në akte të dhunshme, nuk pati asnjë pamje filmike, unë emrat e tyre nuk po i lexoj, 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Pa pasur asnjë fakt, arrestimi ishte i paligjshëm, janë bërë me lista të përgatitura dhe të shpërndara, për të cuar deri në fund skenarin. Ajo çka u vërtetua ishte se as organet ligjzbatuese nuk reaguan në koëhn e duhur pavarësisht se me 6 janar u raportua për to për persona me të shkuar kriminale. U sulmuam nga lart me sende të forta”, u shpreh deputetja e PD Albana Vokshi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Për 28 prej të arrestuarve, ditën e sotme u dha masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa 6 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë. Prokurori i çështjes deklaroi në sallë se brenda selisë së PD-së, nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme.

Albana Vokshi u përjashtua para dy ditësh PD gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD së bashku me 8 deputetë të tjerë mes tyre dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu u pezulluan dhe 19 anwtarw tw partiw mw tw madhe opozitare. Vendimet ekstreme u miratuan unanimisht pasi 27 demokratwt mbwshtetwn lwvizjen pwr rithemelim tw PD dhe morwn pjesw nw protestwn e dhunshme tw 8 janarit.

LAJMI KRYESOR: Protesta e 8 Janarit/’Berisha-Basha’! Të ndarë në 2 kampe, lirohen 34 të arrestuarit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi masat e gjykates per 8 janarin mbeshtetesit e berishes ne prokurori perlasje ne partine demokratike albana vokshi masat e gjykates per 8 janarin mbeshtetesit e berishes ne prokurori perlasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll