Politike

Meta takon Kovaçeskin: Të punojmë së bashku për hapjen e negociatave

12 Janar 2022, 14:34 Nga DOSJA
Meta takon Kovaçeskin: Të punojmë së bashku për

TIRANË – Presidenti Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e LSDM-së (Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut) dhe të mandatuarin për qeverinë e re, Dimitar Kovaçevski. Takimi u fokusua në disa tema aktuale me fokus bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje, nismën “Open Balkan” dhe procesin e integrimit evropian.

Meta e njoftoi këtë nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe shkruan se takimi ka qënë i përzemërt dhe i ka uruar suksese në detyrën e re që ai do të marrë si kryeministër i vendit. Meta ka theksuar rëndësinë e hapjes së negociatave për antarësim dhe se çdo pengesë mund të kalohet nëse bashkëpunojnë. Ai ka vlerësuar përpjekjet e palës maqedonase për avancimin me projektin e Korridorit 8 që do forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

“I përzemërt takimi në Shkup me Kryeministrin e mandatuar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, njëherazi kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM). Duke i uruar shumë suksese në detyrën tepër rëndësishme, theksova domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për të dy vendet, i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të kalohet çdo pengesë në një kohë të afërt.
Vlerësova angazhimet konkrete të palës maqedonase për të avancuar me projektin shumë të rëndësishëm të Korridorit 8, që do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore“, shkruan Meta.

Kreu i shtetit shqiptar ka nisur ditën e djeshme një vizitë zyrtare tre-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me homogolun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski. Në takimin mes tyre u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

LAJMI KRYESOR: Turi në Maqedoninë e V./ Dita e dytë, Meta takon Ahmetin e Kovaçevskin (ZHVILLIMET)

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dimitar kovaçeski ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut dimitar kovaçeski ilir meta ilir meta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll