Politike

Basha e akuzoi si organizator të 8 janarit, Spahija: Jam ‘mercenar’ i demokratëve

12 Janar 2022, 15:31 Nga DOSJA
Basha e akuzoi si organizator të 8 janarit, Spahija: Jam

TIRANË – Gazmir Spahija, CEO I Syri TV iu kundërpërgjigj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili e akuzoi si njërin prej organizatorëve të protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë blu. Në një postim të gjatë në Facebook, Spahija tregon se rrjedh nga familje e persekutuar antikomuniste dhe se ka kontribuar gjatë gjithë jetës për demokraci dhe liri. Ai pranoi ta quajë veten “mercenar” të përjetshëm të demokratëve, duke pranuar të kontribuojë për të mirën e qytetarëve demokratë.

POSTIMI I GAZMIR SPAHISË:

E ritheksoj, nuk po them asgje as për të ma ditur kush, as për tu matur me askënd, por vetëm për të thënë se çdo kontribut që kam dhënë në angazhimin tim politik e çdo sakrificë që kam bërë, nuk e kam bërë si mercenar, por si një demokrat i lirë që antikomunizmin e ka ne gen. Unë nuk e shes dot jetën dhe eshtrat e gjyshit, vuajtet dhe torturat e babait as për poste, as për konçesione, as për para, as për vila, as për pallate dhe aq më pak për pazare! Çdo gjë e kam bërë si antikomunist, per liri dhe në respekt të amanetit të familjes sime dhe do vazhdoje ta bëj deri në frymen e fundit që femijët dhe nipat e mi të jetojnë në një vend ndryshe nga ai që jetuam unë, babai dhe gjyshi im!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha protesta e 8 janarit lulzim basha protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll